Zhvillohet në Tiranë konferenca për 15-vjetorin e Kushtetutes së
Shqipërisë, ku ndodhen të pranishëm Presidenti i Republikës Bujar
Nishani, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta,
ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi, kreu i Gjykatës
Kushtetuese Bashkim Dedja, gjyqtarë, juristë dhe shumë ekspertë të
fushës.

Në 15-vjetorin e Kushtetutës, ligjit më të lartë të vendit tone, presidenti i vendit, Kryeministri dhe kreu i Parlamentit jane në të njëjtën mendje kur vjen fjala për diskutimet për ndryshimet në Kushtetutë, të ketë gjithëpërfshirje, maturi dhe transparencë.

“Mendoj se ne kuadrin e aderimit ne Bashkimin Europian do te duhet te pergatitemi per mopdifikime te reja kushtetuese, te cilat vijne ne perputhje me shpirtin te kthimit ne anetar me të drejta të plota të Shqipërisë në BE. Pikat te cilat mund te parashtroheshin per rishikim në Kushtetutën e Shqipërisë, siç ka ndodhur tashmë në të gjitha vendet anetare të BE-së, do te konsistonin ne nje kufizim i sovranitetit kombetar, me ane te njohjes se institucioneve te BE-së, për të adoptuar akte normative për shtetet anëtare. Pra Parlamenti shqiptar nuk do të jetë i vetmi institucion ligjberes”, tha Presidenti Bujar Nishani.

“Ne çdo rast çdo nderhyrje ne Kushtetutë pavaresisht se nuk perben nje sakrilegji ne vetvete, imponon domosdoshmerisht qe ne funksion te stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, gjitheperfshirja te jete koncepti bazë dhe më fillestar i saj. Nuk mundet kurresesi qe nje proces i tille te jete nje proces i tillë, të jetë një proces partiak dhe i njeanshem. Padyshim edhe ne qofte nje proces politikisht i gjithanshem, kjo është e pamjaftueshme kur flasim per Kushtetuten e nje vendi, ne jeten e nje vendi ku partite politike perfaqesojne shumeçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka”, tha Kryeministri, Edi Rama.

“Viti 2008, me ndryshimet rrufe te një pjese të konsiderueshme të Kushtetutes edhe nese ishin me nje fryme te re, prodhoi nje fryme kunder frymes se ketij dokumenti, cenoi raportet mes pushteteve, dëmtoi parimin e kontrollit dhe balances dhe mbi te gjitha dha nje mesazh te gabuar: Ne kushtetute mund te nderhyhej brenda nates. Eshtë e vërtetë se Kushtetuta nuk është tabu, është e vërtetë se si një trup i gjallë asaj i duhet herë pas here të përshtatet me mjedisin e ri politik, ekonomik, social dhe kulturor të vendit, por një gjë e tillë duhej bërë dhe duhet bërë nëse është e domosdoshme, përmes një procesi të gjerë dhe të besueshëm, transparent e publik me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj”, tha kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

Top Channel