Investime në sektorin e ujit dhe rrugëve

22/11/2013 00:00

Në mbledhjen e së premtes, Këshilli i Ministrave miratoi në parim dy marrëveshje për investime, përkatësisht në sektorin e menaxhimit të ujërave dhe projektin e rrugëve rajonale dhe lokale.

Marrëveshja e parë përfshin marrjen e një huaje nga IBRD për investime në sektorin e menaxhimit të ujërave, ndërsa marrëveshja e dytë është një grant nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale.

Po në mbledhjen e së premtes, qeveria miratoi në parim memorandumin e mirëkuptimit për parandalimin e katastrofave në Europën Jug-lindore, ndërkohë që u miratua gjithashtu edhe emërimi i Idlir Peçit në postin e zv.Ministrit të Drejtësisë.

Top Channel