Pak javë pasi misioni i ODHIR-it publikoi raportin për zgjedhjet e 23
qershorit, shefja e tij Convy McCormack është rikthyer në Tiranë për të
nisur diskutimet me faktorin politik vendas për zgjedhjet e ardhshme.

Siç konfirmoi në deklaratë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin ajo zhvilloi takimin e parë, do të këtë sërish reforme zgjedhore dhe institucionale për garën e ardhshme elektorale.

“I shpreha gatishmërinë misionit të ODIHR-it për të vazhduar punën me reformën zgjedhore dhe institucionale, në mënyrë që t’i paraprimë në kohë zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ishte kënaqësi që mora angazhimin e përfaqësuesve të ODIHR-it për gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë proces”, tha Bushati.

Shefja e misionit te ODHIR deklaroi se shpreson qe takimet te jene te frytshme me te gjithja palet.

“Ne po punojmë për të identifikuar prioritetet në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë edhe më të mira”, tha McCormack.

Te parat ne rradhe jane zgjedhjet vendore te 2015, ku perveç riformatimit te KQZ-së apo dhe riformulimit te ketij insitucioni do te nderhyhet ne ligjin zgjedhor edhe mbi bazen e rekomandimeve te raportit te ODHIR.

“Qeveria bleu votat në Korçë”
Basha me shefen e ODIHR: Kolegji zgjedhor mbylli sytë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti shefen e misionit të ODIHR-it, Cony McComarck së cilës i shprehu shqetësimin lidhur me procesin zgjedhor në qytetin e Korçës.

“Partia Demoktratike është partia që organizoi më 23 qershor zgjedhje të cilat, siç i cilësohen raporti i ODIHR-it tregojnë një përparim të dukshëm dhe të qartë të përpmbushjes së standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dy apo tri muaj më vonë shohim maxhorancën e re, të dalë nga vota e 23 qershorit, tashmë të ngrejë deformimin e vullnetit të votuesve në sistem, nëpërmjet sistemit të shit-blerjes së votës siç u duk qartë me zë dhe figurë në zgjedhjet e Korçës. Ky është ndryshimi mes dy standardeve. Standardit tonë të 23 qershorit dhe standardit të turpshëm të zgjedhjeve të Korçës”, tha kryetari i PD-së.

Zoti Basha tha se bojkoti institucional në KQZ favorizoi atë që ai e quajti shit-blerje të votës e ndaj së cilës sic u shpreh ai, Kolegji Zgjedhor mbylli sytë.

“Ky bojkot bëri të mundur që edhe për çështjen e ndjeshme të blerjes së votave në Korçë, sikundër të çdo gjëje tjetër të zgjedhjeve të 23 qershorit, sistemi i apelit të mos funksionojë e vendimarrja të kryehet me një shkallë të vetme siç ishte Kolegji Zgjedhor, i cili fatkeqësisht dje mbylli sytë para asaj që çdokush tjetër në Shqipëri ka parë dhe dëgjuar, blerjes me sistem e rrjet kriminal të votave në Korçë”, shtoi Basha. 

Top Channel