Publikohen fotot e të kërkuarve

17/11/2013 00:00

Me kërkesën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë publikuar fotot e të gjithë të kërkuarëve nga organet e drejtësisë shqiptare, mbi të cilët është dhënë një vendim me mbi pesë vjet burg.

Në faqen e policisë janë hedhur të dhënat për 742 persona në kërkim, të cilët konsiderohen si më të rrezikshëm. Prej tyre, 47 janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 101 me 25 vjet burgim. Në letrën shoqëruese, ministri i Brendshëm i drejtohet qytetarëve për hapjen e kësaj faqeje thuhet se kjo praktikë, synon së pari ndërtimin e urave të komunikimit me qytetarët që mund të ndihmojnë policinë për gjetjen dhe kapjen e secilit prej personave të shpallur në kërkim.

Tahiri i drejtohet qytetarëve se qeveria është e bindur se suksesi i Policisë së Shtetit në përmbushjen e misionit të saj është një sipërmarrje që nuk bëhet dot pa ndihmën aktive të qytetarëve. Publikimi, sipas tij, ndihmon në ndërtimin e atyre mekanizmave të imunitetit shoqëror për të parandaluar që këta njerëz të vazhdojnë jetën mes shoqërisë të pashqetësuar, duke shtuar rrezikun për sigurinë e jetës dhe pronën.

Top Channel