Mbi 1500 debitorëve, kryesisht biznese por edhe familjarë, u është ndërprerë energjia elektrike pasi nuk kanë derdhur pagesat për energjinë e konsumuar.

“CEZ Shpërndarje” ka nisur një aksion në Tiranë me 50 grupe operative për të kryer ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për çdo abonent që nuk ka shlyer detyrimet si dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Altin Gjino, drejtori rajonal i Tiranës i “CEZ Shpërndarje”, deklaroi: “Brenda një kohe të shkurtër, ata që i kanë detyrime CEZ-it do t’i shlyejnë. Në rast se nuk i shlyejnë, do u ndërpritet lidhja. Ndërsa për ata që kanë kryer lidhje të parregullta, do nisim procedurat penale.”

Gjatë aksionit që do të vijojë përgjatë ditëve në vazhdim, “CEZ Shpërndarje” u bëri apel abonentëve familjarë dhe bizneseve të paguajnë faturat e energjisë elektrike pasi në të kundërt do të ndërhyhet në përputhje me ligjin.

Top Channel