“Bashkia do të rikthehet të financojë panairin”

17/11/2013 00:00

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ishte i pranishëm ditën e dielë në Panairin e 16 të Librit që po zhvillohet në kryeqytet dhe premtoi se institucioni që ai drejton do të rikthehet të financojë këtë event kulturor.

“Përgëzoj organizatorët të cilët kanë organizuar një panair të bukur, me prani të madhe të botuesve, autorëve shqiptarë dhe përkthimeve të shumta. Më vjen mirë që ka kaq shumë interesim. Jam i përkushtuar që në vitet e ardhshme, Bashkia e Tiranës ta ndihmojë financiarisht panairin, ashtu siç ka bërë në vitet e kaluara”, theksoi Basha.

Më tej, kreu i Bashkisë shtoi: “Do të kthejmë vëmendjen ndaj autorëve dhe do të mundohemi të krijojmë më shumë hapësira librarish në kryeqytet. Së shpejti do i drejtohem edhe ministres së Kulturës për bashkëfinancimin e projekteve të ndryshme në mënyrë që disa prej vendbanimeve të shkrimtarëve të shquar t’i kthejmë në qendra muzeale për publikun e Tiranës.”

Top Channel