Për një Shqipëri më të pastër

16/11/2013 00:00

Pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama mbi mospranimin e armëve kimike
në Shqipëri, ministri i Mirëqënies dhe Punëve Sociale Erion Veliaj ka
sjellë në vëmendje edhe një herë gjendjen mjedisore dhe financiare të
Shqipërisë.

“Kryeministri mori një vendim të drejtë, një vendim i cili i respektoi marrëdhënien korrekte dhe të gjithë negociatat me partnerin tonë, por një vendim që i cili në fund fare vendosi për interesat e popullit shqiptar, për të gjitha ato që ne premtuam, që askush nuk duhet të ndihej i cënuar në shëndetin edhe në jetën e vet”, u shpreh Veliaj.

Në gjithë vendin, ka ende 31 zona të ndotura, për të cilat kërkohen investime të mëdha, por ka edhe shume zona te ndotura nga mbetje te ndryshme. Veliaj u kerkoi qindra mijëra shqiptareve, që morën pjesë në protestën paqësore dhe qytetare kundër armëve kimike të Sirisë, që të bëhen pjesë aktive më 22 nëntor, për të pastruar Shqipërinë nga plehrat.

“Shqipëria sot është gdhirë më e qetë dhe më sqaruar, por nuk është gdhirë më e pastër. Sot ende i kemi 31 zona të ndotura në të gjithë Shqipërinë, të cilat shkaktojnë sëmundje në një mënyrë konstante gjatë gjithë kësaj kohe. Në 23 vitet e fundit kanë humbur sëmundjen për shkak të ndotjes dhe pastrimi i zonave të ndotura është një operacion i kushtueshëm, që sot Shqipëria nuk i ka mjetet financiare për ta përballuar, pastrimi i plehrave të rëndomta, që i shkaktojmë vetë është një mision i mundur. Kjo është arsyeja që sot duam t’i bëjmë ftesë çdo qytetari shqiptari, atyre që pritën me ankth vendimin e djeshëm, atyre që protestuan gjatë këtyre ditëve, atyre që ndërgjegjësuan njerëzit në rrjetet sociale, atyre prindërve të cilët për herë të parë vendosën një standard të ri proteste, pavarësisht nga bindjet e tyre politike që të bashkohen në datën 22 nëntor, në fushatën ‘Ta pastrojmë Shqipërinë, në një ditë'”, u shpreh Veliaj.

Çdo deputet, prefekt do te jete ne zonen e tij elektorale, me 22 nentor per te pastruar Shqiperine. Por nese te gjithe ata shqiptare qe treguan qytetari i bashkohen kesaj nisme qytetare, – tha Veliaj – ne do te kemi nje Shqiperi me te paster.

Top Channel