AKIP: Fitoi zëri i qytetarëve

16/11/2013 00:00

Aleanca Kundër Importit të Plehrave deklaroi se protesta qytetare
ardhjes së arsenalit kimik të Sirisë në Shqipëri solli për herë të parë
në histori një model të protestës civile.

Ata thane se me vendimin e të premtes fitoi zeri i qytetareve, ndersa nenvizojne se per here te pare ne 20 vjet protestuesit shqiptar u ndjene te paterrorizuar dhe te kercenuar ne sheshet e tyre.

“Dy javë më parë ishim në këtë shesh për të iniciuar betejën tonë të radhës, kundër shkatërrimit të armëve kimike të Assad-it në territorin e Shqipërisë. Ne sot jemi dëshmitarë të një procesi të paprecedentë për demokracinë shqiptare. Ne pamë se si të rinjtë e qyteteve të Shqipërisë, duke filluar nga Tirana zgjuam dhe mobilizuam zemrat e njerëzve për një cështje e cila na përkiste të gjithëve, ndaj të cilës u reagua me forcën më të madhe demokratike, qytetarinë. Edhe në momentet e tentativës për pengmarrje nga liderë dhe politikanë të partive të ndryshme, ishin protestuesit, ata që treguan kurajon qytetare për të mbajtur ndoshta për herë të parë në Shqipëri një model proteste civile të atij niveli. Kjo fitore nuk arriti një standard të lartë demokracie vetëm për dëgjimin e zërit të qytetarëve, por edhe për herë në 20 vjet protestuesit shqiptarë u ndjenë të paterrorizuar dhe të pakërcënuar në sheshet e tyre”, u shpreh aktivisti, Andi Tepelena.

Top Channel