Tahiri: Rama do të marrë vendimin e duhur

15/11/2013 00:00

Disa prej deputetëve të maxhorancës dhe ministra te Qeverise jane
shprehur permes Facebook ne lidhje me çeshtjen e aq te debatueshme te
arsenalit kimik te Sirise.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri thotë: “Vendi mund te kete shpatulla te vogla per te mbajtur nje barre kaq te madhe. Por opozita e Sali Berishes i ka shpatullat shume me te vogla per t’u ringjallur nepermjet Assad-it”.
“Jemi shoqerisht te papergatitur per t’i dhene vendit mundesine te mbaje pergjegjesi se bashku me partneret nderkombetare”, thotë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. “Ky eshte nje moment kritik ne historine e nje vendi, por nje moment qe na nxorri te gjitheve ca mësime ne koke. E per me teper, te gjitheve te papergatitur e shume larg pritshmerise per vendin qe duam e enderrojme”, vijon Tahiri, i cili thekson eshte absolutisht i bindur se Kryeministri Rama do marre vendimin e duhur, per popullin dhe vendin e vet”.

Ndërsa deputeti Namik Dokle e quan këtë ngjarje si një mësim i madh për tre burra. “Protestat e mijera qytetareve me thirrjen emocionuese “Shqipëri e pastër” jane nje mesim i madh per te gjithe, por me shume per ata” shkruan Dokle, “Per Edi Ramën. Një Kryeministër, sado i votuar te jete, nuk mund te vendose per jeten e popullit, pa pyetur vete popullin. Per Sali Berishën. Nëse del “ne shesh” per te futur hundet ne nje kauze te madhe per pislleqe “te vogla”, populli te perze nga sheshi ashtu sic te perzuri nga pushteti”, thekson Dokle. “Per Aleksandër Arvizun. Sllogani aq i bukur “vepro tani” duhet respektuar edhe atehere kur populli e perdor edhe per diçka qe ty nuk te pelqen”, thekson ai.

Sipas deputetit Erjon Braçe në një koment të gjatë në Facebook ai fillimisht thotë se  “Qeveria, Kuvendi nuk kane marre asnje vendim per te sjelle ne Shqiperi “lende kimike te rrezikshme” kjo u be tashme e qarte. Shqiperia nuk ka kapacitete dhe teknologji per nje trajtim te plote te “lendeve kimike” eshte fare evidente. – Në të tilla kushte,- thekson Braçe. -Jam shumë i qartë: nuk mund të ketë “Po” për këtë proces!”

Sakaq edhe deputët socialist Alfred Peza, Koço Kokëdhima, Ben Blushi dhe Besnik Bare janë shprehur kundër shkatërrimit të armëve kimike në vendin tonë.

Top Channel