Naço: Jo armëve kimike të Sirisë

15/11/2013 00:00

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është zëri i parë i Qeverisë që i thotë jo propozimit për ardhjen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

I pyetur nga gazetaret, zoti Naço tha se nuk do te guxonte qe te merrte nje vendim kundër fëmijëve të tij dhe kundër interesit të qytetarëve.

“Kam po aq informacion sa ka edhe publiku për këtë çështje. Eshtë diskutuar për një çarmatosje të Qeverisë së Assad-it në Siri. Sigurisht që jemi një vend anëtar i NATO-s kemi të drejta kemi edhe detyrime ndaj vendeve anëtare të NATO-s. Besoj se kur kemi hyrë në NATO të gjithë jemi gëzuar. Sot jemi të vëmendshëm ndaj të gjitha zhvillimeve që ndodhin. Unë para se të jem deputet dhe ministër, jam qytetar i këtij vendi. Nuk kam nënshtetësi të dyfishtë, nuk kam ndër mend të iki nga Shqipëria, fëmijët e mi do të rriten këtu dhe unë do të guxoj që t’u bëj keq fëmijëve të mi, por edhe atyre që më kanë zgjedhur, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë. Thashë që jemi një vend anëtar i NATO-s kemi të drejta dhe detyrime, por në asnjë rast, qoftë edhe si qytetar, qoftë edhe si deputet edhe si ministër, nuk do të guxoj të votoj një projekt, i cili bie ndesh me interesat e të gjithë qytetarëve”, u shpreh Naço.

Top Channel