Durrës, sekuestrohen 47 kg kanabis, dy në pranga

15/11/2013 00:00

Policia e Durrësit ka sekuestruar 47 kg kanabis dhe ka prangosur dy persona që po tentonin ta trafikonin drejt Italisë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 711 HI dhe ACR 020 ndërsa janë ndaluar drejtuesi i kamionit Eduard Allmeta dhe pasagjeri Ardit Tola.

Sipas policisë lënda narkotike kishte si destinacion Italinë, ndërsa po hetohet lidhur me origjinën e saj dhe përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës.

Top Channel