Breçani padi Policisë së Shtetit

15/11/2013 00:00

Ish-numri dy i policisë së Tiranës dhe zëvendësdrejtori i Rendit dhe
Sigurisë në Dibër, Erzen Breçani ka paditur në gjykatë Policinë e
Shtetit, për shkarkimin e tij nga detyra që e cilëson të padrejtë.

Breçani sqaron se kërkon revokimin e urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe rikthimin në detyrë.

Erzen Breçani është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë në Dibër, për shkak të shkrirjes së këtij pozicioni.

Brenda një muaji, Erzen Breçani u lëviz nga posti, i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës në zv/drejtor në Dibër, prej nga edhe u shkarkua për të dytën herë.

Top Channel