Armët kimike, rezolutë për Ramën

15/11/2013 00:00

Shoqëria civile dhe biznesi nënshkruan të premten një rezolutë drejtuar
Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që të shprehë qëndrimin e tij
kundër importit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Ambientalisti Sazan Guri theksoi se kundërshtimi i Kryeministrit sot garanton të ardhmen e popullit shqiptar nesër.

“Shqiptarët shprehën vullnetin fuqishëm lidhur me këtë çështje. Kryeministri duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve”, u shpreh Guri.

Top Channel