Me një njoftim në rrjetet sociale studentë dhe nxënës të shkollave të
qytetit të Elbasanit organizuan një protestë kundër ardhjes së armëve
kimike siriane në Shqipëri për demontim. 

Te rinjte i kane bere thirrje te gjithe bashkemoshatareve te tyre t’i bashkohen nismes “Per nje Shqiperi te paster dhe te pa mbetje kimike”. Ata u tubuan ne bulevardin kryesor te qytetit te Elbasanit duke e bllokuar ate per disa minuta ne shenje proteste.

Protestes se te rinjve iu bashkuan me dhjetera qytetare te cilet ngriten zerin e tyre kunder armeve kimike. Sipas protestuesve, Elbasani eshte aktualisht qyteti me i ndotur ne Shqiperi dhe rajon, nese i shtohen edhe armet kimike, ky qytet do te vdes, shprehen ata.

Me moton “Poshte armet kimike”, protesta u zhvendos nga bulevardi “Aqif Pasha” perpara dy institucioneve me te rendesishme vendore, bashkise dhe prefektures. Protesta e ketyre nxenesve kishte si qellim ndergjegjesimin qytetar dhe qeveritar qe nje vendim i tille per demontimin e armeve kimike ne Elbasan te mos merret.

Top Channel