Gjika: Do të flas në Gjykatë

09/11/2013 00:00

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika thyen heshtjen, duke deklaruar një
javë përpara nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij, se të gjitha akuzat e
ngritura nga Prokuroria nuk qëndrojnë.

“Deri në këto momente kam qëndruar i heshtur, gjë që nuk do të thotë që këto akuza qëndrojnë, por duke qenë një njeri qe respekton ligjin dhe institucionet, sigurisht qe fjala dhe qendrimi im do te jete aty ku institucioni i gjyqesorit do te jape fjalen me vendimin e tij”, tha Gjika.
 
Gjika ne kete prononcim per mediat lokale te Vlores shpjegoi arsyet perse ai nuk eshte deklaruar me pare, per akuzat qe rendojne ndaj tij.

“Deri tani une nuk kam folur, kane folur faktet dhe letrat, te cilat jane perfaqesuar nga avokati qe mbron çeshtjen time dhe patjeter qe do jem ne sallen e gjyqit, si një njeri qe ka respektuar deri tani institucionet e shtetit, ligjet e shtetit dhe patjeter qe do te jem ne sallen e gjyqit ne shenje respekti per punen time, qendrimin tim, ndergjegjjen time dhe sigurisht per institucionin e gjyqesorit”, theksoi Gjika.

Kjo ka qene deklarata e pare e kreut te Bashkise se Vlores, qe nga momenti, kur Prokuroria çoi dosjen per gjykim ne Gjykaten e qytetit bregdetar.15 nentori do te shenoje dhe seancen e pare ndaj kreut te bashkisë se Vlores,qe do te drejtohet nga gjyqtarja Anastasi Shehu. Prokuroria nisi hetimet ndaj Gjikes  në muajin shkurt  2013, duke e akuzuar se në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën  Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Top Channel