Kundër sjelljes së armëve të Sirisë

07/11/2013 00:00

Qindra qytetarë, ambientalistë dhe gazetarë protestuan para
Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin
tonë.

Me pankarta ku shkruhej ‘Kryeministër mos na helmo!’ apo ‘Shqipëria, destinacion i resurseve turistike, jo i lëndëve e armëve kimike’, qytetarët i kërkuan qeverisë dhe politikanëve t’i thonë jo çdo marrëveshjeje të mundshme për demontimin e armëve kimike në Shqipëri.

“Të bëjnë kujdes në atë që duhet ardhja e armëve kimike. Ne si qytetarë shqiptarë do i themi: Ose shporru ti armë kimike, ose shporru ti deputet apo politikan që kërkon të importosh këto armë!”, tha ambientalisti Sazan Guri.

“Ne kemi mundësinë të vemë logjikën në punë dhe një nga pyetjet me elementare është: Përse armët kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?” tha Mustafa Nano.

Nga Kryeministria protestuesit vijuan me një marshim në bulevard e më pas ndaluan para selisë së Kryesisë së Kuvendit. Ata thonë se do t’i drejtojnë një kërkesë deputetëve të Parlamentit shqiptar për të kërkuar interpelancë me Kryeministrin lidhur me qëndrimin e Qeverisë mbi këtë çështje.

Protestuesit kërkuan sensibilizimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i thënë jo bashkarisht ardhjes së armëve kimike siriane ndërsa lajmëruan një tjetër protestë ditën e shtunë. 

Sejdini: Jo armëve kimike

Kryetari i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini ka reaguar të enjten lidhur me mundësine e demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Duke e konsideruar me te drejte Elbasanin qytetin me te ndotur ne vend, Sejdini tha se transportimi i armeve kimike ne uzinen e Mjekesit do te perbente nje katastrofe per kete vend. Deklaratat, Sejdini i beri gjate nje mbledhje ne Prefekture, ku ai i kerkoi prefektit Arben Kamami te ngreje zerin per te mos e lejuar nje gje te tille.
 
“Ne nuk kemi ende dijeni nëse këto armë do të shkatërrohen në territorin e Elbasanit në Uzinën e Mjekësit. Ju si prefekt të ngrini zërin tuaj dhe të bëheni pengesë për këtë çështje”, tha Sejdini.
 
Burime jozyrtare flasin se Uzina e Mjekësit është një vend, ku do të shkatërrohen armët kimike.

Mediat ndërkombetare flasin për planet në Shqipëri

Mediat ndërkombëtare vijojnë të pasqyrojnë zhvillimet që lidhen me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Revista amerikane ‘Foreing Policy’ i kushton një shkrim të gjatë kësaj çështjeje, ku shkruan se Qeveria e presidenti i Sirisë Bashar Al Assad i ka dorëzuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara një plan të detajuar për transferimin e këtyre armëve jashtë Sirisë.

Destinacioni më i mundshëm i dërgimit të këtyre armëve, shkruan ‘Foreing Policy’, është Shqipëria ku janë shkatërruar të gjitha armët e këtij lloji të trashëguara nga ushtria komuniste e Enver Hoxhës.
Revista amerikane në vijim të shkrimin jep detaje të propozimit amerikan për qeverinë shqiptare se si parashikohet të zhvillohet i gjhithë ky operacion shkatërrimi armësh kimike.

“Ky plan që ende nuk është bërë publik thotë Foreing Policy koinsiston në dhënien qeverisë shqiptare të disa laboratorëve të lëvizshëm përmes të cilëve do të zhvillohet procesi shkatërrimit që njihet si “hydrolysis”.

Në terma teknik kjo do të thotë se shkatërrimi këtyre armëve kryhet përmes bombardimit me ujë dhe sodium hydroxide të gazrave vdekjeprurës pjesë e arsenalit ushtarat të Bashar Al Assad.

Një burim diplomatik pranë Kombeve të Bashkuara i ka pohuar revistës amerikane se po rriten shancet që Qeveria amerikane mund të dërgojë laboratorë në Shqipëri për të shkatërruar këto armë. Sakaq misioni shqiptar në OKB ka nuk i është përgjigjur kërkesës së ‘Foreing Policy’ për të komentuar.

Pavaresisht interesit të lartë në opinionin publik shqiptarë Qeveria e Kryeministrit Edi Rama nuk ka dhënë asnjë detaj për bisedimet shqiptaro-amerikane për këtë çështje.

Megjithëse mediat e Tiranës kanë qënë tejet e interesuar të dijnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë, kjo nuk ka qënë e mundur. Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka prefuar të flasë për këtë çështje në një media ndërkombëtare si ‘Le Monde’ ku deklaroi dy ditë më parë se “jemi kontaktuar nga SHBA për armët kimike por ende s’kemi vendosur”.

Top Channel