Tiranë, vritet në gjueti 71-vjeçari

06/11/2013 00:00

Vritet në gjueti një i moshuar nga Tirana, ndërsa policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të së mërkurës, në vendin e quajtur fshati Durisht dhe viktima është Jakup Fusha, 71 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Në momentin e ngjarjes ai ka qenë në gjueti së bashku me disa shokë të tjerë në fshatin Durisht-Petrelë.

“Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe Oficerë të Sektorit Kundër Krimeve të Renda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tirane, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale, duke këqyrur vendin e ngjarjes, administruar provat, shoqëruar dhe pyetur persona të tjerë që kanë dijeni për këtë ngjarje. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Meglan Memoçi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Në momentin e kapjes autorit ju gjend me vete dhe sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar si arma e krimit” thuhet zyrtarisht nga policia.

Ndërkohë mbi të riun është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel