Takime për anëtarët e Gjykatës së Lartë

06/11/2013 00:00

Në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën e
Lartë, Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka zhvilluar takime me
krerët e grupeve parlamentare.

Kreu i shtetit ka pritur te parin ne presidence zotin Gramoz Ruçi perfaqesues dhe drejtues i parlamentareve socialiste, me pas zotin Paloka per demokratet, Petrit Vasilin nga Levizja Socialiste per Integrim, Shpetim Idrizin e PDIU dhe ne fund republikanin Mediu.

Takimet jane zhvilluar koke me koke me gjithësecilin nga kreret e grupeve dhe ne distance rreth 45 minuta nga njeri-tjetri. Takime te tilla konsultative jane perdorur disa here nga kreu i shtetit si forme per te marre qendrimet e te gjitha forcave parlamentare.

Top Channel