Aksident në Rrugën e Kombit, 3 viktima

03/11/2013 07:50

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjës, pak përpara mesnates në Rrugen e Kombit, në segmentin Kolsh–Kukës, ku humbën jetën 3 persona që udhëtonin me një kamionçine me targa kosovare.

Policia bëri të ditur se 2 prej viktimave janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ata janë babë e bir, Idajet e Bashkim Shpata nga Fshati Shën Mëri i Kukësit si dhe Dem Saraçi nga fshati Kryemadh.

Autoritetet thanë se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë që solli si pasojë humbjen e kontrollit të automjetit.

Kamionçina u përplas me trafikndarësin, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre viktimave.

Pas aksidentit u bllokua për disa orë segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Kukës.

Top Channel