Pranga zyrtarit të Pastrimit të Parave

01/11/2013 00:00

Një punonjës i Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Tiranë u arrestua në godinën ku punonte nga policia e kryeqytetit.

Beqir Kukeli kërkohej prej disa vitesh pasi më parë gjykata e Vlorës e kishte dënuar në mungesë me 5 vjet burg për vjedhje të bankës dhe për falsifikim të dokumentave.

Por, me anë të dokumentave të falsifikuara, Kukeli, 48 vjeç, kishte mundur të depërtonte në strukturat shtetërore duke punuar në Drejtorinë e Pastrimit të Parave.

Aksioni i policise u ekzekutua mesditën e së premtes në godinën e drejtorisë, këtu në kryeqytet. Policia tha se kishte mundur të siguronte të dhëna për të në rrugë operative dhe kreu operacionin për prangosjen e tij.

Kamera e Top Channel ka filmuar live këtë operacion. Beqir Kukeli do të transportohet drejt Vlorës, ku do të njihet nga gjykata e atjeshme me vendimin që është dhënë kundër tij.

Top Channel