Mat, vritet në një atentat 48-vjeçari

30/10/2013 00:00

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e të mërkurës në fshatin Pujk të Matit.

Sipas burimeve nga policia lokale, persona të armatosur kanë qëlluar më breshëri automatiku në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte 48-vjeçari Xhavit Lleshi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vrasësit i kanë zërë pritë Lleshit dhe e kanë sulmuar në momentin që ka qenë i vetëm. Ky nuk është atentati i parë ndaj 48-vjeçarit, bëjnë me dije forcat e policisë, pasi më parë ai ka arritur t’i shpëtojë disa herë tentativës për ta vrarë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me krimin, ndërkohë që pista e parë është ajo e hakmarrjes për ndonjë konflikt të vjetër.

Top Channel