Hipotekohen edhe 55 pallate të tjera

30/10/2013 00:00

Bashkia e Tiranës njoftoi të mërkurën hipotekimin edhe të 55 pallateve
të tjera që ishin pa leje. Mes tyre 35 ndertesa ishin me me probleme ne
lejen e ndertimit.

Bashkia i beri thirrje kompanive ndertuese qe te plotesojne dokumentacionin per pallatet ende ta pahipotekuara.

“Vetëm për këtë vit janë hipotekuar 55 objekte, nga të cilët përfitojnë direkt afro 12 mijë qytetarë të Tiranës. 35 prej këtyre objekteve janë ndërtuar gjatë viteve 2001, 2008 dhe janë me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit. Pajisja me leje përdorimi nga Bashkia e Tiranës e këtyre objekteve të mbetura peng për vite me radhë i hap rrugë hipotekimit të një sipërfaqeje ndërtimi prej 202 mijë metra katror, ndërsa përfitues direkt janë mbi 7 mijë qytetarë të Tiranës. Ndërkaq janë në fazat finale të përfundimit të procesit edhe 70 objekte të tjera. Dua t’u bëj thirrje ndërtuesve të angazhohen për të përmbyllur sa më parë dokumentacionin dhe t’u japin ligjërisht atë që banorët kanë blerë kohë më parë”, tha Enno Bozdo, zëvendëskryetar i Bashkisë.

Top Channel