Policia e Gjirokastres ka arritur te ndaloje 90 kilogramë hashash qe
sapo doli nga fshati lazarat dhe qe po transportohej nga tre persona me
çanta shpine.

Policia mesoi per transportuesit dhe menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë njoftuar Policinë Kufitare dhe së bashku kanë organizuar operacionin antidrogë, ku u bë i mundur evidentimi i tre shtetasve  mbi fshatin Goranxi te cilet në kodrat e këtij fshati po transportonin nga një çantë shpine te mbushur me lende narkotike.

Transportuesit jane larguar ne drejtim te paditur dhe policia ne vendin e ngjarjes gjeti vetem çantat me droge.

Top Channel