Ministria e Mjedisit në bashkëpunim më Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bllokuan subjektet të cilat shfrytëzojnë inertet e lumit Torkuz, në periferi të kryeqytetit.

Sipas kryeinspektorit të Mjedisit, Ergys Agasi janë gjetur 46 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në shkelje të ligjit. Një pjesë e tyre janë mbyllur të tjerë janë gjobitur me shumën maksimale që parashikon ligji.

”Kemi konstatuar 46 subjekte që asnjëra nga këto nuk është e pajisur me një leje mjedisore dhe do të bëhet një ndërhyrje, të paktën një pjesë e mirë do të mbyllen që sot. Gjobat i kemi vendosur tashmë dhe variojnë nga 1 mln deri në 20 mln lekë të vjetra. Për të gjithë këto subjekte ka qenë masa maksimale që është marrë me 20 mln lekë të vjetra”, tha kryeinspektori Agasi.

Subjekteve u lihet dhjetë ditë afat për zhvendosjen e impianteve të tyre.

”Sot morëm një vendim që këto kanë 10 ditë afat për të zhvendosur dhe për t’i cmontuar vetë këto impiante, në të kundërt do të ndërhyjmë së bashku me INUK për të prishur të gjithë impiantet”, deklaron zoti Agasi.

Ky aksion do të vijojë në të gjitha pikat e grumbullimit të inerteve në të gjithë lumenjtë e territorit të Shqipërisë.

Top Channel