Tiranë, rindërtohet çerdhja 47

29/10/2013 00:00

Bashkia e Tiranës përfundoi rindërtimin e çerdhes 47 në Njësine Bashkiake nr 10, në afërsi të rrugës ‘Myslym Shyri’ në Tiranë.

Me rindertimin e kesaj çerdheje nepermjet fondeve te Bashkise se kryeqytetit u  riorganizuan ambientet e brendshme te çerdhes si dhe nje shtese me qellim mundesimin e siperfaqeve te lojes, fjetjes, filtrimit te ajrit, kuzhines, lavanterise dhe dhomat e mjekut dhe psikologut. Kapacitetet e kesaj çerdhe mundesojne akomodimin e 2 grupeve femijesh me 2 ambiente per fjetje.

Te marten, Kryetari i Bashkise Lulezim Basha peruroi çerdhen e rindertuar. Sipas Bashes rindertimi kesaj çerdheje, ben pjese ne projektin e shume te tjerave te cilat do te rikonstruktohen gjate vitit te ardhshem.

Z.Basha tha se aktualisht kapacitetet e çerdheve te kryeqytetit mbulojne vetem 40 % te kerkesave. “Projekti i Bashkise,- tha Basha- do te vijoje per permbushjen e kerkesave, per te patur kapacitet akomodimi per te gjithe femijet ne kryeqytet”.   

Top Channel