Londër, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar

29/10/2013 00:00

Policia angleze njoftoi arrestimin e shtetasit shqiptar, Fatmir Xhelili, 39 vjeç i dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje.

39-vjeçari nga Vlora akuzohet për dy vrasje të kryera gjatë vitit 1997. Ai mendohet se që prej vitit 1998 ka gjetur strehim në Londër për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Vrasjet janë kryer në fshatin Plloç, ndërsa mësohet se autoritetet angleze kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri për t’u përballur me dënimin e dhënë nga gjykatat shqiptare.

Top Channel