Kontroll “Far Uestit” të kromit

29/10/2013 00:00

Qeveria do të kalojë në sitë të gjitha koncesionet minerare në zonën e
Bulqizës. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka nxjerrë
një urdhër, i cili i hap rrugë një aksioni të gjerë kontrolli në zonën
krommbajtëse të Bulqizës, të cilit sipas Ministrisë nuk do i shpëtojë
asnjë subjekt që ushtron aktivitet në këtë zonë.

Përmes urdhërit, zoti Gjiknuri ka ngritur një grup të posaçëm pune, që do të kontrollojë me hollësi ligjshmërinë dhe zbatimin e çdo kontrate apo leje koncesionare të dhënë në zonën krommbajtëse të Bulqizës. Në kontroll do të përfshihen, realizimi i programit të koncesionit, por edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar.

Ministria bën të ditur se po ashtu, përmes këtij kontrolli do të evidentohen edhe subjekte e palincesuara, që shfrytëzojnë rezervat e kromit në mënyrë të paligjshme. Ndërsa në kontratat e rregullta, Ministria do të kryejë bilancin e rezervave të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre. Po kështu do të verifikohet edhe nëse subjektet i janë përmbajtur kushteve të prodhimit në vite të parashikuara në marrëveshjet dhe lejet e tyre minerale. Veç kësaj, për secilën nga lejet do të kontrollohet edhe realizimi i grafikut të investimeve, nëse është kryer apo jo sipas sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe kushteve të vëna në lejet minerare.

Burime nga Ministria e Energjetikës bëjnë të ditur se pas aksionit, grupi i punës do të hartojë një raport të hollësishëm mbi situatën në zonën krommbajtëse të Bulqizës. Dhe pas tij Ministria thotë se do të ketë vendimmarrje për secilin subjekt i cili nuk ka zbatuar ligjin apo nuk i është përmbajtur kushteve të kontratës që ka me shtetin. Biznesi i kromit ka qene gjithmone problematik ne zbatimin e ligjit. Koncesioni me i madh eshte dhene ne vitin 2001, kompanise italiane ‘Darfo’, e cila pasi shfrytezoi per gjashte vjet rezervat e gatshme te kromit, ia shiti ate kompanise ruso-austriake te quajtur ‘Dekometal’ qe krijoi ACR. Kjo e fundit iu rishit vitin e shkuar grupit ‘Balfin’, ne pronesi te biznesmenit shqiptar, Samir Mane.

Nderkohe ekzistojne edhe leje te tjera te vogla koncesionare, ne pronesi te biznesmeneve shqiptare, e po ashtu, ne kete zone germohet edhe nga subjekte te paligjshme qe nuk kane leje shfrytezimi. Kjo situate kaotike, perveçse i shkakton dem miliona dollare ne vit buxhetit te shtetit nga mospagimi i detyrimeve, e ka kthyer biznesin e kromit dhe zonen e Bulqizes ne nje arene deri perplasjesh te armatosura, ku bandat luftojne per zona influence.

Top Channel