Shërbimi shëndetësor për romët

28/10/2013 00:00

Një takim i organizuar në kuadrin e fushatës elektorale me komunitetin
rom ka çuar në Korçë ministrin e Shëndetësise, Ilir Beqja dhe
zëvendëskryeministrin Niko Peleshi.

Pasi kane ofruar mbeshtetjen e tyre per kandidatin Sotiraq Filo, se pari Peleshi dhe me tej Beqja jane ndalur edhe tek problematika rome.

“Mua më vjen mirë që shumë prej jush e keni kuptuar që vetmja rrugë për t’u bërë të barabartë me të tjerët është arsimimi. Kemi pranuar të dy palët gabimet dhe dështimet. T’i japim shumë rëndësi regjistrimit dhe arsimimit të fëmijëve tuaj. Ne do të na keni krah me të gjitha projektet dhe mundësitë tona në mënyrë që shumë shpejt të jeni pjesë e barabartë në shoqëri. Traditat, ngjyrat tuaja të ndezura, kultura juaj nuk duhet të humbasë. Ne i dimë problemet e komunitetit tuaj, sidomos me strehimin. Do të ketë një kuotë apartamentesh që do të ndahet për komunitetin rom, jashtë konkurrimit me pjesën tjetër”, tha Peleshi.

Sakaq ministri Beqja ka kerkuar qe ky komunitet te ndergjegjesohet duke u shprehur se tashme kujdesi shendetesor do te bazohet ne kriterin nese qytetaret jane te siguruar.

“Kujdesi shëndetësor për të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe ju, të mos bazohet më, nëse janë apo nuk janë të siguruar qytetarët shqiptarë. Ju duhet të filloni të pajiseni me librezën e shëndetit. Pajisja me librezë shëndeti do të bëjë të mundur që të jeni pjesë e skemave të rimbursimit, ashtu siç janë edhe të gjithë qytetarët e tjerë. Do ju ftojmë që të bëni një kontroll shëndetësor falas për të kuptuar se si është sot gjendja e shëndetit tuaj. Jemi shumë të ndjeshëm për kujdesin ndaj fëmijëve”, tha Beqja.

Zgjedhjet per Bashkine e Korçës, qe do të vendosin përballë njëri -tjetrit dy kandidatë, do të mbahen ne 3 nëntor ku qytetaret do të japin verdiktin e tyre për atë qe do te vijoje drejtimin e Bashkisë së Korçës për pjesën e mbetur të mandatit.

Top Channel