Greqia i rikthehet çështjes së varrezave të ushtarëve

28/10/2013 00:00

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së shtetit grek,
Jorgos Sulas që ishte në Këlcyrë të Përmetit me rastin e festës
kombëtare të Greqisë ose siç quhet ndryshe, dita ‘JO’ ka kërkuar që të
ngrihen varret për ushtarët grekë që ranë në këtë zonë gjatë luftimeve
italo-greke.

Ai i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i japin më tepër prioritet kësaj çështjeje, pasi sipas zyrtarit të Ministrisë greke të Drejtësisë në këtë mënyrë respektohen të rënët në luftë.

“T’i jepet prioritet kësaj çështjeje. Dimë që në Përmet ka pasur një tjetër varr masiv. Autoritetet shqiptare t’i japin prioritet kësaj çështjeje”, tha zyrtari grek.

Top Channel