PD akuza qeverisë për shkarkimet

27/10/2013 00:00

Partia Demokratike reagoi ndaj zëvendësimit të disa drejtuesve të institucioneve, sic është Arkivi i Shtetit dhe Teatri i Operas.

Zëdhënësja e kësaj partie tha se shkarkimi i Nevila nikës dhe zhani Cikos, është dëshmi e largimit të vlerave nga institucionet dhe zëvendësimi i tyre me njerëz partiakë.

“Askush nuk pret më që Kryeministri Rama të tregojë respektet për personalitetit si Nevila Nika, një historiane e njohur, njohësja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruesja e 5 gjuhëve të huaja dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion për më shumë se 35-vitesh. Edi Rama i fshin me një të rënë të lapsit të tilla kontrobute. Kryeministri po manifeston cdo ditë babëzinë barbare në kontrollin e cdo institucioni dhe është e qartë se personalitete të shquara të vendit i bëhen pengesë në këtë ambicie të pafre. Personaliteti si Nevila Nika, apo Zhani Ciko, i zënë rrugën Kryeministrit për të sunduar kudo”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. 

Top Channel