Dule: Dialog për cështjet e integrimit

27/10/2013 00:00

Kryetari i PBDNJ-së, njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, nga Korça bëri thirrje për dialog mes kreut të mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha mbi çështjet e integrimit.

Dule tha se marrja e statusit kandidat “është aty” dhe se cdo gjë tashmë varet nga Shqipëria se sa do të jetë e aftë për ta arritur atë. Kryetari i PBDNJ-së shtoi se sfidë për vendin duhet të jetë ndryshimi i realitetit ekonomik dhe shoqëror, ndërsa më pas bëri thirrje për dialog Rama-Basha.

“Kryeministri Edi Rama të krijojë dialog me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha për cështje ekskluzive të integrimit europian të vendit”, tha Dule.

Top Channel