Totozani: Të lejohen martesat “gej”

26/10/2013 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani kërkoi që në Shqipëri të nisë diskutimi për të legalizuar martesat mes homoseksualëve.

“Le të jemi ne vendi i parë në Ballkan që e bëjmë diçka të tillë”, deklaroi Avokati i Popullit gjatë një takimi pune ditën e premte.

Tre vjet më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të legalizojë martesat me cifteve homoseskuale. Por deklarata, përvec zhurmës së krijuar nuk prodhoi asgjë tjetër.

Legjislacioni shqiptar nuk lejon martesat brenda një gjinie. Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale ka deklaruar se është dakort për hapjen e një debati në shoqërinë shqiptare për këtë cështje, por vetë nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar pro apo kundër.

Top Channel