“Politika të qëndrojë larg shkollës”

26/10/2013 00:00

Në konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rajonal’ në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka premtuar më shumë mbështetje për kërkimin shkencor.

“Ne jemi shumë larg standarteve evropiane. Në këtë këndvështrim na duhet të bëjmë shumë. Së pari, ne politikëbërësit duhet të mbështesim shkencën dhe kulturën shkencore përmes një buxheti më të mirë”, ka deklaruar Nikolla.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin profesorë dhe akademikë nga rajoni dhe Evropa. Në fjalën e saj ministrja Nikolla e vuri theksin tek largimi i politikës nga shkollat dhe universitetet.

“Kemi premtuar dhe ka nisur realiteti i ditës nëpër shkolla për të larguar politikën nga shkollat, për t’u dhënë këtyre institucioneve një standart të ri”, ka nënvizuar Nikolla.

Top Channel