Partia Demokratike reagoi ashper, kur tha se kryeministri Edi Rama dhe
Ministri  i Puneve te Brendshme, Saimir Tahiri, genjyen publikisht per
nbeshtetjen qe do t’u ofronte shteti familjareve te policeve te vrare.

Duke vene ne dukje se punesimi, shkollimi per femijet, kredite e buta per strehim sigurohen prej disa vitesh per familjet e policeve te vrare, deputeti demokrat, Gent Strazimiri, i kerkoi kryeministrit Rama ta respektoje kete detyrim dhe te mos cenoje dinjitetin e tyre.
 
“Tallazet dhe furtunat e jetës nuk parashikohen dot me ligj, dhe kësisoj përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndihmës ndaj tyre nuk do të njohë kurrë kufij. E vetmja gjë që zoti Rama duhet t’u kishte premtuar sot, do të duhej të ishte respektimi i ligjeve në fuqi të paktën për ta dhe trajtimin e barabartë të martirëve, domethënë jo ndarjen e tyre si deri në vitin 2005 në “të vrarë në kohën e Berishës dhe të vrarë në kohën tonë””, tha Strazimiri.

Partia Demokratike shfaqi shqetesim edhe per shkarkimet qe, sipas saj, po ndodhin ne Ministrine e Puneve te Brendshme, ku, sic thote opozita, jane shkarkuar mbremjen e se premtes, pa asnje motiv ligjor rreth 70 zyrtare te kesaj Ministrie.

“Në errësirë dhe me një gjakftohtësi kriminale, ministri i Brendshëm ka vazhduar operacionin e koduar “fund administratës publike”, duke shkelur ligjin, duke nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor të nëpunësve, mu në zyrat e shtetit. Me një operacion okult, ne stilin e opingës së “Partizanit Meke”, janë dënuar kolektivisht një pjesë e mirë e drejtorëve dhe specialistëve të Ministrisë së Brendshme.Janë urdhëruar të paraqiten e të qëndrojnë në zyrat e tyre, e më pas thirrur një nga një, e nën presion u është kërkuar të firmosin pranimin për largim nga puna. Partia Demokratike dënon fuqishëm këto akte brutale të shkeljes së ligjit dhe dinjitetit human të nëpunësve të shtetit dhe qytetarëve të vendit, dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit të nëpunësve të administratës si “kolaboracioniste” dhe shkarkimin e tyre me lista të zeza të përpiluara në zyrat e Partisë Socialiste”, tha Strazimiri.

Top Channel