Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur reforma edhe në Gardën e
Republikës. Me propozim të komandanti të Gardës Gramoz Sako, ministri i
Brendshem Saimir Tahiri raportohet se ka firmosur përjashtimin nga garda te
tete efektiveve, mes tyre edhe oficere te lakuar si ‘grupi i zjarrit’
pergjate protestes se 21 janarit 2011.

Nje burim i tha Top Channel se aktualisht po verifikohet se si kane perfituar grade pas zgjedhjeve te 23 qershorit disa oficere ne kete institucion, ne nje kohe qe pritet qe te propozohet perjashtimi edhe per 18 efektive te tjere, që rezultojne se nuk janë paraqitur në detyrë.

Sipas burimeve jane liruar e me pas perjashtuar nga radhet e Gardes me motivacionin per thyerje te dispilines dhe shkelje te betimit. oficeri Fatos Skeja, se fundmi i angazhuar ne njesine speciale, por para 23 qershorit njihet si shoqerues i familjes se ish-Kryeministrit Berisha, por gjithashtu edhe nje emer i lakuar ne dosjen hetimore per rastin e  nje gjobevenieje ne Tirane.

Jane liruar e perjashtuar edhe ish-shoqeruesi i ish-komandantit te Republikes, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njesise speciale Agron Malaj i perfolur si pjesetar ne ate qe u identifikua si grupi i zjarrit me 21 janar.

Po ashtu eshte liruar nga detyra edhe nenkapitene Marjana Prendi, bashkeshortja e ish-komandantit te Gardes se Republikes Ndrea Prendi. Rezulton, thane burimet, se te perjashtuarit kane udhetuar jashte Shqiperise pa lejen e ministrit te Brendshem, nje rregullore kjo e percaktuar qarte per efektivet e Gardes.

Nderkohe ka paraqitur doreheqjen nga detyra, Drejtori i Ruajtjes se Personaliteteve ne Garde Bashkim Boletini.

Ne fund te muajit shtator gjate ceremonise se prezantimit te kreut te ri te gardes, ministri i Brendshem  Saimir Tahiri deklaroi se brenda 100 diteve do te mbyllet procesi i reformimit ne kete institucion qe pritet te mos jete me nen varesi te Ministrise se Brendshme, por te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Top Channel