Kontrolli mjekësor i romëve

26/10/2013 00:00

Ministria e Shëndetësisë ka nisur kontrollet mjekësore për 45 familjet
rome të strehuara në ambientet e repartit ushtarak në Shishtufinë.

Femijeve dhe te rriturve u jane marre kampione urine dhe gjaku per te pare gjendjen e tyre shendetësore.
Gjate te shtunes femijeve qe frekuentojne shkollen u eshte bere edhe kontrolli stomatologjik, por dhe ata nen moshen 6 vjeç do te mjekohen prane dentisteve te shkollave.

“Sigurisht që trajtimi i romëve është me përparësi për Qeverinë, qoftë në aspektin e kushteve të banimit e strehimit, qoftë në aspektin shëndetësor, qoftë në aspektin e edukimit të fëmijëve, por padyshim edhe të punësimit. Për fat të mirë niveli i konstatuar i vaksinimit është jashtëzakonisht i kënaqshëm. Mjekët më thanë se rezultojnë të vaksinuar dhe me kartela në qendra të ndryshme shëndetësore”, tha ministri Ilir Beqja.

Ministri Beqja premtoi se së bashku me sherbimin social do të ngrenë një qendër shëndetësore brenda këtyre ambienteve me qëllim që gratë shtatzena dhe të gjithë romët e strehuar të kenë sa më pranë shërbimin shëndetsor.

Top Channel