Mbledhja e sotme e Qeverisë është fokusuar në problematikat e lojrave të
fatit dhe kumarit nga ku Kryeministri ka kërkuar tolerancë zero.

Burime pranë Qeverisë i thanë Top Channel se një prej vendimeve të marra lidhet me sigurizë fizike të Drejtoreshës së  Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit Luneda Sufali. Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve.

Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Një masë e tillë siguri ndërmerret për t’i ofruar zonjës Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbyshjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të mundshëm. Krahas Drejtoreshës së Tatimeve dhe Doganave, Luneda Sufali ishte një emërim surprizë i Kryeministrit Rama.

Ajo u prezantua në këtë detyrë më 2 tetor 2013. Aksioni policor në sekuestrimin e lojrave të fatit dhe nisja një auditimi të thellë praktitave të mëparshme të kësaj Drejtorie, e kanë vendosur drejtoren Sufali në qëndër të vëmendjes së njerëzve të përfshirë në këtë biznes miliona dollarë.

Intesiteti veprimeve të qeverisë dhe deklarimim kryeministrit Rama se “kjo është  një industry kriminale e cila ka lulëzuar falë mbështetjes politike nën hundën e policisë që heton krimin ekonomik” nuk ka lënë vënd për asnjë neglizhencë në sigurinë e drejtoreshës Sufali.

Top Channel