Priti 9 ditë për diagnostikimin

25/10/2013 00:00

Në pritje të riparimit të skanerit të Spitalit ka ndërruar jetë dhe i aksidentuari i dytë në ngjarjen rrugore që ndodhi javën e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.

Apeli i familjareve te Krenar Nanushit ra ne vesh te shurdhet. Rreth ores 15.00 te se premtes, 36-vjecari u shoqerua per ne banesen e fundit mes dhimbjes dhe pengut per pamundesine absurde per ta diagnostikuar, nderkohe procedurat burokratike per riparimin e paketes se djegur elektronike te skanerit vazhdojne.

Nanushi u aksidentua 9 dite me pare në hyrje të superstradës Durrës-Tiranë, teksa po udhetonte si pasagjer ne automjetin e drejtuar nga shoku i tij Stiljan Mullaj.

Mjeti u perplas me nje kamion dhe si rezultat gjeti vdekjen e menjehershme Stiljan Mullaj, ndersa u plagos rende Nanushi. Ai pati nevoje per nje diagnostikim te sakte, por ne Spitalin e Durresit ky sherbim permes skanerit dhe rezonances magnetike, nuk i ofrohet pacienteve prej muajsh, pasi aparaturat jane jashte funksionimit dhe rivenia e tyre ne pune kalon permes procedurave burokratike ministrore.

Top Channel