Basha: Mbikëqyrje veprimeve të Qeverisë

25/10/2013 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë për herë të
parë me këtë cilësi, në samitin e Partisë Popullore Europiane në
Bruksel, takim i përhershëm ky i udhëheqësve europiane të qendrës së
djathtë përpara mbledhjes së Këshillit Europian.

Pranine ne samitin e EPP-se, ku marrin pjese disa Kryeministra europiane dhe drejtues te Komisionit Europian, zoti Basha e ka shfrytezuar per te kerkuar mbeshtetjen jo vetem per marrjen e statusit te vendit kandidat ne dhjetor, por edhe per te rritur monitorimin europian ndaj atyre qe i quan praktika antiligjore te Qeverise.

“Kam kërkuar pikë së pari mbështetjen nga të gjithë partitë simotra në pushtet, duke nisur me kancelaren Merkel dhe më të gjithë udhëheqësit e tjerë të qeverive apo koalicioneve të djathta në BE, për të konfirmuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e Shqipërisë, si vend kandidat për anëtarësim në BE, si dhe vendosmërinë e PD, që edhe në opozitë të vazhdojë të kontribuojë në të gjithë forcat dhe mënyrat, për përshpejtimin e trajektores europiane të vendit dhe hapin tjetër në këtë trajektore, që është hapja e negociatave Ky pa dyshim është edhe një hap i cili do të ndihmojë në një vëmendje më të madhe të BE, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare, ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri”, tha Basha.

Opozita shpreson se me konfirmimin e statusit te vendit kandidat ne dhjetor dhe me pas me hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian, Qeverise do t’i ngushtohen hapesirat per te abuzuar me ligjin dhe shtetin e se drejtes.

“Këtu, jo vetëm nuk ka asnjë paradoks por ka një vizion të qartë të opozitës shqiptare, e cila duke mbështetur dhe konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishëm statusin kandidat dhe procesin e integrimit europian të vendit, jo vetëm vazhdon me koherencë përqasjen që ka pasur edhe në mazhorancë, por po kështu shtrin shinat e një opozite të fortë modern dhe europiane që shikon edhe procesin e integrimit europian, si një proces që ndihmon në mekanizma të kontrollit, të llogaridhënies së një demokracie parlamentare dhe jo si një proces që përdoret, për të mbajtur peng apo diktuar axhendat e ngushta politike të një partie apo një partie tjetër”, u shpreh Basha.

Top Channel