Aksident në Bulqizë, humb jeten 43-vjeçari

25/10/2013 00:00

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbërit në segmetin Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Re.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes kur një automjet tip Benz ka përplasur kalimtarin Myrteza Përkola, vjec 43.

Viktima punonte si kasap dhe po përpiqej të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. 43-vjecari u transportua me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, por ndërroi jetë pak minuta më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ndaloi drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, Ismet Topuzi i cili po merret në pyetje për zbardhjen e shkaqeve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel