Veliaj: Zgjidhni arsimin profesional

24/10/2013 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj bën thirrje që të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen arsimit profesional të mesëm dhe të lartë duke e quajtur një nevojë urgjente të tregut të punës në Shqipëri.

Ministri Veliaj tha se në Shqipëri të gjithë të rinjtë synojnë të punësohen në administratën publike. Sipas Veliajt, tregu i punës në Shqipëri, ka nevojë urgjente për profesioniste.

Anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë në BE në të ardhmen, Veliaj e paraqiti si një sfidë për të rinjte qe do te kerkojne te punesohen. Sipas Veliajt, cdo person qe do te kerkoje nje pune mund te konkurroje per te njejtin vend pune me shtetas te ndryshem te komunitetit evropian.

Arsimi profesional eshte nje nga kompetencat e Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise. Veliaj siguroi se qeveria do te hartoje politika stimuluese per arsimin profesional te mesem dhe ate te larte.

Top Channel