Statusi, Holanda ende pa vendim

23/10/2013 00:00

“Pata mundësi t’i kërkoja ministrit tëe Jashtëm të Holandës, mbështetjen
në lidhje me propozimin e Komisionit Europian për t’i rekomanduar
Shqipërisë, statusin e vendit kanddidat”.

Këtë kërkesë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ia ka drejtuar homologut të tij holandez, vendi i të cilit bën pjesë ndër ato që ende nuk e kanë përcaktuar qëndrimin për votën, që do t’i japin në fund të dhjetorit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

“Pergjigjja me e ndershme qe mund t’ju jap eshte t’ju them qe eshte teper heret per nje pergjigje te sakte. Progres-raporti sapo eshte publikuar dhe te gjitha shtetet anetare jane duke e diskutuar ate, qe do te thote qe ende nuk kane dale me nje qendrim te caktuar per kete çeshtje. Ne ende nuk e dime dhe nuk mund te deklarohemi ende, pasi progres-raporti eshte nje dokument i komplikuar qe do te thote se kerkon nje studim te vemendshem te kapitujve te ndryshem”, u shpreh Frans Timmermans, ministri i Jashtëm holandez.

Kerkesen per voten pro per Shqiperine, shefi i diplomacise sone do t’ua adresoje edhe vendeve te tjera te BE-se edhe atyre te njohura si skeptike per zgjerimin, por qe per te cilat zoti Bushati deklaroi se Qeveria shqiptare nuk i ndan vendet e bllokut ne mbeshtetese dhe skeptike, pasi te gjitha vendet, tha ai, jane te interesuara per zgjerimin dhe te 28–ta pro integrimit te Shqiperise.

“Vizitat janë të rëndësishme dhe natyrisht që vendet që u përmendën janë pjesë e axhendës time diplomatike, si Parisi ashtu edhe Berlini. Ajo që është më e rëndësishme është ecuria e reformave në Shqipëri, sepse e konsiderojmë këtë proces jashtëzakonisht të lidhur me atë që tha homologu im, me cilësinë e jetës së qytetarëve, në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, theksoi Bushati.

Kërkesën për votën pro në Këshill, diplomati holandez deklaroi se e kishte marrë edhe nga Kryeministri Rama në takim me të, duke e konsideruar këtë një apel të fortë, pasi i gjithë spektri politik shqiptar, tha ai, mbështet integrimin e vendit në BE.

Për kërkesën e ministrit holandez për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, ku Holanda është e interesuar për investime në bujqësi, menaxhimin e ujërave dhe rregullimin e territorit, Kryeministri Rama e ka garantuar se investimet holandeze janë të mirëpritura në Shqipëri.

Krijimi i një klime të favorshme për investime, u shpreh Kryeministri, është prioriteti i Qeverisë.

Top Channel