Shkodër, vrasje pas lojës me domino

23/10/2013 00:00

Një përson u qëllua për vdekje me armë zjarri, rreth orës 18:30 minuta, në fshatin Gur i Zi të Shkodrës.

Viktima është shtetasi Zef Ejlli, 67 vjeç. Ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku.

Viktima u dërgua menjëherë në spital, por gjatë rrugës humbi jetën, për shkak të plagëve të marra.

Pak minuta pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka bërë të ditur se është arrestuar autori i ngjarjes, Miri Markgjoni, 32 vjeç, nga fshati Rrenc.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një grindjeje banale mes viktimës dhe autorit, të cilët kanë qënë duke luajtur domino.

***

Në ditët e fundit në vend janë regjistruar disa vrasje, më e fundit prej të cilave ishte ajo e një vajze 17-vjeçare që u vra me armë gjahu nga i fejuari i saj 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës në lagjen “Çipure” të qytetit të Peshkopisë. Viktima, shtetasja Mbaresa Torba, u gjet e pajetë në kasollen e bagëtive në shtëpinë e gjyshit të saj.

Të dhënat e para flisnin se autori i ngjarjes ishte 28-vjeçari Arbër Deda. Dëshmitarët i thanë policisë se mes dy të rinjve kishte patur një grindje e më pas ishte dëgjuar edhe krisma e armës, që i mori jetën vajzës së re.

Mendohet se vajza kishte dalë që ta përcillte të fejuarin dhe sapo ishte kthyer ai e qëlloi më armë në shpinë. Policia shpalli në kërkim autorin e krimit dhe gjeti në vendin e ngjarjes edhe armën. Sipas policisë, autori i krimit është një person me preçedentë penalë.

Kjo ishte vrasja e tretë që ndodhte në Dibër brenda pak ditësh. Ditën e shtunë një 24-vjeçar vrau gruan e vëllait në shtëpi e më pas qëlloi mbi veten.

Top Channel