Korçë, protestë për pagesat e invalidëve

23/10/2013 00:00

Prej 6 muajsh një prej shtresave më në nevojë ajo me paaftësi fizike dhe invalidë punë nuk merr pagën e invaliditetit.

Me dhjetëra familje, te cilat kane si te vetmen te ardhur KEMP-in kane protestuar para Prefektures se Korçes duke apeluar qe problemi i tyre te zgjidhet sa me shpejt. Vonesat e perseritura shpesh se fundmi dhe jetesa e veshtire i ak detyruar keta njerez qe te kerkojne ndihme ndersa paralajmerojne se nuk mund te perballojne as mjekimet e tyre dhe as jetesen.

Ata kane pohuar se KEMP-i eshte e vetmja menyre jetese ndersa sorollatjet institucionale i kane bere qe te arrijne ekstremin e varferise dhe te zgjasin listat e borxheve neper dyqane.

Top Channel