Atentat te “Komuna e Parisit”

23/10/2013 23:15

Dy persona, të afërm me njëri-tjetrin, mbetën të plagosur në mbrëmje në Tiranë, në hyrje të zonës së njohur si Komuna e Parisit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ata ishin duke udhëtuar me një mjet, kur u qëlluan nga 3 persona me një motor Scooter.

Dëshmitarët dhe policia thanë se në drejtim të tyre është qëlluar me 9 plumba, ndërsa autorët u larguan në drejtim të “21 dhjetorit”.

Policia rrethoi zonën dhe po heton për ngjarjen, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa të plagosurit ndodhen për trajtim në Spitalin Ushtarak. Të plagosur kanë mbetur Elvis Doçi dhe A. Doçi.

Top Channel