Megjithë rekomandimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit të
vendit kandidat Shqipërisë një javë më parë, përgjigjja për të do të
mësohet vetëm në dhjetor.

“Për ne marrja e statusit kandidat në dhjetor është proces i mundshëm, por jo i përfunduar, sepse e konsiderojmë rekomandimin e Komisionit Europian, si nxitje për reforma të mëtejshme në fushën e sundimit të së drejtës dhe jo si medalje apo trofe”, tha Bushati.

Shefi i diplomacise shqiptare Ditmir Bushati, beri kete deklarate i ftuar ne konferencen e organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave, per te bere prezent qendrimet e reja te diplomacise. Perpos integrimit, Bushati deklaroi se rritja e ndikimit te Shqiperise ne rajon eshte vendosur tashme ne axhenden zyrtare.

“Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës përbëjnë dhe do të përbëjnë prioritet konstant të politikës sonë të jashtme në rajon. Gjithashtu ne jemi Qeveria e parë që e kemi përfshirë në program trajtimin e çështjes çame, në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Përparësi kryesore do t’i jepet diplomacisë energjetike, sidomos pas nënshkrimit të projektit të gazjsellësit TAP. TAP do të jetë një projekt paqeje dhe transformimi ekonomik dhe social”, tha Bushati.

Diplomati Fatos Tarifa, pershendeti cilesimin nga qeveria jone te Turqise si partnere strategjike, pasi ajo eshte treguar vend mik dhe mbeshtetes i Shqiperise se 20 viteve te fundit dhe po ashtu i Kosoves. Ndersa Greqia, pavaresisht vend fqinj, tha ai, eshte shndërruar me shume ne rival strategjik, pasi nuk ka treguar as reciprocitet me Shqiperine dhe as nuk e ka njohur Kosoven.

“Greqia nuk e ka fatkeqësisht këto cilësi, si një vend fqinj dhe unë do ta vija në dyshim cilësinë e saj si partner strategjik për Shqipërinë”, tha Fatos Tarifa.

“Aktualisht dhe zyrtarisht nuk deklarohet, por ajo vazhdon të mbajë në fuqi dhe në heshtje të ashtuquajturin ligj të luftës mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë larg për t’u konsideruar si të shkëlqyera, siç edhe u deklarua një javë më parë, kur erdhi në Shqipëri për vizitë, ministri i Jashtëm grek Venizellos“, tha historiani Paskal Milo.

Ndersa Paskal Milo shtoi se “maqedonizimi” i marredhenieve Shqiperi – Greqi, siç emertoi ai nje konflikt te mundshem, nuk i duhet Greqise ne krize te thelle ekonomike dhe as Shqiperise nuk i duhen bllokues te integrimit, duke sugjeruar nje trajtim te kujdesshem te çeshtjes.

Per te gjitha sugjerimet e historianeve dhe diplomateve ne kete tryeze, ministri Bushati me gjithe angazhimin per adresimin nga polika e jashtme te nje sere çeshtjesh, beri te qarte se suksesi i politikes se jashtme te Shqiperise varet se pari nga suksesi i politikes se brendshme.

Top Channel