PD: Kreu i burgjeve ka qenë në burg

22/10/2013 00:00

Partia Demokratike kontestoi të martën emërimin e Enrik Sulejmanit në krye të Policisë së Burgjeve.

Sipas saj, Sulejmani ne vitin 2003 kur ka qene ne detyren e drejtuesit te policise se Aeroportit te Rinasit, u arrestua nen akuzen e trafikut nderkombetar te klandestineve.

“Në prill të vitit 2003, Enrik Sulejmani, kryepolici i Rinasit, rojtari që qytetarët i kishin besuar portën, u arrestua me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore.Njeriu që u shkarkua nga një ish-ministër socialist sot me LSI-në si trafikant dhe njollë turpi i policisë së shtetit para 10 vitesh, u rilind pak ditë më parë duke u emëruar në krye të rreth  3000 policëve të burgjeve, dhe u ngarkua të ruaje të gjitha bandat e trafikut ndërkombëtar. Por, kjo nuk është pengesë për mazhorancën Rama – Meta. Këto janë standartet e kësaj qeverie.Sulejmani është në serinë e shkeljeve të ligjit me emërimet që janë bërë në Policinë e Shtetit. Shkelësit serialë të ligjit në këtë rast kanë shkuar shumë larg. Të emërosh të akuzuarin për një nga krimet më të rënda në këtë vend, për një krim që Shqipëria është renditur në listat më të zeza ndërkombëtare, për një fenomen që e kanë vuajtur shqiptarët, është një tallje e madhe me qytetarët e vendit, një tallje e madhe me të gjitha përpjekjet që janë bërë deri më sot për të arritur disa standarde në polici, në burgje e kudo.Me këtë emërim, kjo qeveri ka rënë moralisht, ende pa mbushur të 40-at”, tha deputeti demokrat Arben Zeneli.
 

Top Channel