Mes deges së Partisë Demokratike në Berat dhe Bashkisë së qytetit ka nisur një konflikt në lidhje me selinë e partisë.

Bashkiaket, nepermjet Policise Bashkiake kerkojne te lirojne ambientet, te cilat sipas tyre i perkasin Drejtorise Arsimore. Debati mes tyre eshte bere ne dyert e nderteses ku ka edhe ambiente të tjera.

Nderkohe ka reaguar kryebashkiaku Fadil Nasufi, i cili thote se konflikti behet per nje ambient te kthyer ne lokal dhe qe eshte zene ne emer te PD.

“Me vendim numër 834, datë 21 nëntor 2012, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e pronave të Pushtetit Vendor. Çdo deklaratë, çdo keqinterpretim dhe çdo polizitim i këtij veprimi ligjor të strukturave të bashkisë Berat është vetëm keqdashje. Partitë politike ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre për të patur ambiente për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik”, thotë Nasufi.

Ky variant pergenjeshtrohet nga drejtuesit lokale te PD, te cilet thone se ambienti perdoret si salle mbledhjesh. Sipas tyre nuk eshte hera e pare qe Bashkia ndermer veprime te tilla per te cilat ata kane paraqitur edhe ankesat perkatese.

Top Channel