Basha: Rishikimi i buxhetit, minë me sahat

22/10/2013 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat
deklaroi se rishikimi i buxhetit të vitit 2013 është minë me sahat për
stabilitetin e vendit, ndërsa njoftoi se PD dhe opozita, si në
komisione parlamentare, ashtu edhe në sallën e Kuvendit do të mbajnë
qëndrimin e veta përmes ekspertëve për këtë ndryshim.

“Eshtë hera e parë që një qeveri planifikon një dështim të tillë. Kjo është formula dhe përgatitja e krizës ‘Rama’.Ata duan të ligjërojnë me akt normativ një krim financiar me mosmbledhjen e të ardhurave”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, akuzoi qeverinë aktuale për papërgjegjshmëri dhe Kryeministrin Rama dhe aleatin e tij kryesor në Qeveri Ilir Meta se po demonstrojnë hapur se nuk qeverisin dot me ligj.

“Të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm se ku do të përfundojë kjo shumë e madhe e parave që nuk do të mblidhet nga taksat dhe tatimet”, u shpreh Basha.

Top Channel