Peshkopi, vritet një 17-vjeçare

21/10/2013 00:00

Një vajze 17-vjeçare është vrarë me armë gjahu nga i fejuari i saj 28 vjeç.
Këto janë të dhënat e para për ngjarjen e ndodhur mesditen e të hënës
në lagjen ‘Çipure’ të qytetit të Peshkopisë.

Viktima Mbaresa Torba eshte gjetur e pajete ne kasollen e bagetive ne shtepine e gjyshit te saj. Te dhenat e para flasin se autori i ngjarjes te jete Arber Deda 28 vjeç. Deshmitaret i thane policise se gjate paradites mes dy te rinjve kishte patur nje grindje e me pas eshte degjuar edhe krisma e armes, qe i mori jeten vajzes se re. Mendohet se vajza ka dale qe ta percjelle te fejuarin dhe sapo eshte kthyer ai e ka qelluar me arme ne shpine.

Policia ka shpallur ne kerkim autorin e krimit dhe ka gjetur ne vendin e ngjarjes edhe armen. Sipas policise autori i krimit eshte nje person me precedente penale.

Kjo eshte vrasja e trete qe ndodh ne Diber, brenda pak ditesh. Diten e shtune, nje 24-vjeçar vrau gruan e vellait ne shtepi e me pas qelloi mbi veten.

Top Channel